Shtëpia e të Moshuarëve në Tiranë, a ka festë për ata?

Nga Misela Patrioti

Në këto ditë të ftohta dhjetori, kur atmosfera festive ndihet kudo në qytet nuk harrojmë të përshkruajmë dhe një vend ku “strehoen” kujtime e thesare të çmuara, jo të shkruara në letër por të gdhëndura fort në kujtesën e tyre. Jemi në “Shtëpinë e të Moshuarve”, disa metra larg qendrës së Tiranës, në lagjen “Ali Demi”. Mes një lagje me ndërtesa të vjetra shtrihet dhe godina dykatëshe e këtyre të moshuarve. Kjo është e vetmja qendër rezidenciale shtetërore në Tiranë ku punohet 24 orë. Është hapur në vitin 1969 për herë të parë dhe në fillim ka pasur vetëm burra, më pas janë pranuar dhe gra.

Qendra është rikonstruktuar para disa vitesh duke u zgjeruar më tëj. Por përsëri kjo hapësirë nuk mjafton për të mbajtur në gjirin e saj të gjithë ‘shtegtarët’ që vijnë e strehoen këtu, është tepër e dhimbshme por ky është realiteti në të cilin po jetojmë. Është obligim të kërkosh që këto streha të shtohen pasi në Tiranë nuk ka shumë të tilla po nëse nuk ngrihen këto shtëpi, atëherë ky brez do lihet në mëshirën e fatit. Dhe kjo është si të shkëputësh nga jeta pjesën më të rëndësishme, aty ku ngrihet e tashmja dhe e ardhmja….orgjinën e gjithkujt..

Tani ajo është një godinë dykatëshe me 12 dhoma ku jetojnë afërsisht 30 të moshuar. Qendra financohet nga Ministria e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta apo donacionet private. Sapo hyn në derë, e cila qëndron gjithmon e hapur duke pritur vizitorë ndodhet një oborr i vogël mikpritës. Në krah të djathtë një tavolinë e vogël dhe tre karrige ku banorët mblidhen e luajn domino ose shah. Më tutje të zë syri një rrip toke ku janë mbledhur disa lule për ti dhënë një atmosferë sa më harmonike. Sipër saj disa litarë të shtrënguar fort në mure përdoren për të nderur rrobat e tyre dhe mbi të një streh për t’i mbrojtur nga shiu. Ngre kokën sipër dhe një tabelë e madhe në katin e dytë shkruan:”Shtëpia e të Moshuarve”.

Disa hapa të lehta dëgjohen nëpër shkallë. Ul dorezën e derës për të parë brendësinë e kësaj ndërtese ku qetësia që mbizotëron të fal një ndjenjë të thellë paqeje. Hymë brenda. Një kornizë e madhe është varur në murë dhe mban me dhjetra foto që janë bërë në aktivitet që zhvillojnë, brenda dhe jashtë kësaj godine. Të gjithë së bashku si një familje e madhe.

Një grua e moshuar diku te 80-tat me një shami të zezë në kryë më pret tek shkallët. I buzëqesh dhe i afrohem. Sytë mezi i dalloheshin nën lekurën e rrudhur dhe fshiheshin pas syzeve ngjyrë kafe që i kishte futur brenda shamisë. Ngjyra e zezë e kësaj të fundit dukej sikur e vinte më në dukje vetminë e saj. Prezantohem dhe i them se jam gazetare dhe kam ardhur t’i vizitoj për të parë sesi i kalojnë ata festat e fundvitit. Tund kokën lehtas dhe me dorën e rrudhur më prek në supe ‘Eja brenda eja’ thotë dhe e mbaj nga krahu e ngjisim shkallët. Me një shikim plot gëzim më prezanton me banoret e tjera. Njëra qëndronte e heshtur në parvazin e dritares me një veshtrim të përhumbur nga rruga. Shikonte kalimtarët e rastit e dukej sikur kishte kureshtje dhe për hapat që ata hidhnin… Ishte përkushtuar në botën e saj dhe qëndronte pa lëvizur. E përshëndeta por dukej sikur smë dëgjonte,i fola përsëri, u kthye dhe më hodhi një shikim vjedhurazi. Teksa tentova ti flisja serish dikush më tërhoqi nga krahu, një plakë me flokë të thinjur e të prerë shkurt, me trup të vogël dhe me një fytyrë shumë miqësore më fali një buzëqeshje dhe më pas më çon drejt një stoli pranë driatares përballë. Quhet Luljeta Karaudhi ka lindur në Gjirokastër.

E teksa e pyes sesi i kalojn ditët, si organizohen për festat e fundvitit më tërhëq vëmendjen një derë gjysmë e hapur. ”Atje është biblioteka, mblidhemi atje e llafosim” më thotë. Teksa niset të flasë sërish na ndërpret gruaja e moshuar që na priti tek dera, ”Po ti nga Tirana je moj bij?”, po i thash edhe u ngrita për të hedhur një vështrim në dhomat e tyre , hodhën disa hapa para meje dhe u futën përballë një dere dhe e hapën. Ajo ishte dhoma e tyre, e vogël po tepër e ngrohtë me batanijet ngjyrë kafe. Në fund të krevatit kishin vendosur një mbulesë të trashë në rast se ftohej më tepër koha. Më tutje kanë vendosur një varëse rrobash dhe një tavolinë me një vazo me lule. Mbi kokën e krevatit një fotografi e vendosur mbi jastëk.”Është motra ime” thotë nënë Luljeta. E pyes se ku ndodhet dhe nësë vjen ta vizitoj, e merr në duar foton e puth me buzët e rrudhura nga vitet e shumta që mban mbi shpatulla e më thotë: ”Po ka pas ardhur, shkoja dhe unë tek ajo… po tani nuk është më, u bën 2 vjet, më pret se do shkoj dhe unë një ditë tek ajo”, edhe sytë i mbushen me lot e me një ngazëllim të thellë sikur malli e këputë edhe ndjen një dëshirë të madhe për tu bashkuar me të sërish. Nxjerr një shami të bardhë e fshin sytë. “Eh moj bijë” thotë “ngelëm vetëm në këtë jëtë, ashtu si erdhëm do ikim”. E mban foton me ato duar aq të brishta e plot damarë, e puth sërish dhe e vendos tek koka e krevatit me duart që i dridhen. E duket sikur thjesht do ta shikoj atë cast të fotografuar dhe kjo e bën të ndihet mirë, të mos ndihet vetëm. Dhe një rënkim i thellë dëgjohet nga e moshuara tjetër si të jepte një shenjë mirëkuptimi ndaj kësaj situate.

U lexohet qartë në sy dashuria dhe malli i thellë që ndiejnë për të afërmit e tyre, ai mall që i la peng kujtime dhe pritje të gjatë. Fotot për ato janë të vyera dhe i mbajnë si të ishin një fonshnje që ka nevojë për perkujdesje të veçantë. Dhe kjo melankoli bëhet akoma dhe më e thellë kur vjen një atmosferë e tillë sic janë dhe festat e fundvitit ku cdokush mblidhet me familjen dhe një zhurmë hareje dëgjohet deri poshtë rrugicave të lagjeve. Kurse atje kjo atmosferë është harruar prej vitesh atje mblidhen e kalojnë një mbrëmje të qetë dhe secili kujton ndonjë moment e një hije trishtimi i mbulon sytë e mavijosur. Presin me dëshirë dikë që ti vizitojë, dikë që të pyesi për ato.”Kush na vjen ne “thot. ”Ja gjith ditën rrimë, pijmë ndonjë kafe, lëvizim poshtë e lartë nëper shkallë, po tek-tuk vjen ndonjë shoqe të na takojë kujtojmë kur ishim të reja, se kam qenë dhe unë diku kshu si ti e re,plot jetë. Endesha në rrugët e Gjirokastër..ehh “dhe ndërpret përsëri fjalën merr frymë e vazhdon:”Pastaj ika ,erdha këtu”dhe kthen kokën nga dritarja si të dojë të tregojë atë pjesë të jetës që ka kaluar jashtë këtyre mureve. Duke lënë pas atë fjali të shkëputur nga qindra të tjera që shoqëroheshin herë pas herë me ndonjë teshtimë apo rënkim të thellë, vazhdon të tregojë historinë e saj…

.Të gjitha nga qytete të ndryshme por që bashkëjetojnë me njëra tjetrën e janë bërë pjesë të pandashme. Kështu është jeta, ato u kujdesën për bijtë e tyre dhe tani kanë nevojë për kujdes nga të gjithë ne. Nuk mjafton vetëm një ditë 1 Tetori për të treguar sensibilizimin tonë per ta, duhet të jetë dicka sistematike, plot përkushtim. Nevojat për kujdes social për të moshuarit janë gjithmonë në rritje dhe kjo duhet parë si një sfidë që na përket të gjithëve,të rinjve, familjeve tona, politikave shtetërore për të krijuar sa më shumë kushte për t’i lënë hapsirë që të jëtojnë këtë moshë në mënyrë sa më dinjitoze,dhe jo të neglizhohet apo të lihen aty në harresë.

Zgjerimi i këtyre ambjenteve duhet të ketë prioritet të madh në politikat shtetërore, pasi shtimi i numrit të të moshuarve të cilët i drejtohen këtyre shtëpive vjen duke u rritur.Ndër pyetjet e shumta që lindin janë :C’po ndodh me familjet shqiptare? Si po ndikon modernizimi i këtyre familjeve në raportet me të moshuarit? Ku humbi famila shqiptare me lidhje të forta mes tyre, bujaria e skajshme,dashuria për një pjesëtar të familjës? Mos ndoshta njeriu ka fiiluar të transformohet në një motor që sapo i konsumohet fuqia e nuk sjell më të mira material hidhet diku atje tej? Cilat janë shkaqet e vërteta të kësaj braktisjeje? Të gjitha këto pyetje janë plagë të hapura në zemrrën e cdokujt që është pjesëtar i kësaj familje, janë pyetje që kumbojnë cdo ditë në ndërgjegjen e tyre por sërish pyetja humbet diku atje tej në një greminë të pafund. Askush nuk mban mëri me askënd, nuk i mbajnë mëri as jetës dhe kjo mirësi të bën të kuptosh sesa të vyer janë ata. Një lloj ngërci duket qartë në rrjedhën e natyrshme të familjeve shqiptare ku normalisht duhet të shihen dhe këta njerëz në moshën e tretë si anëtar të domosdoshëm të saj, dhe jo si persona të paaftë që lihen të vetmuar. Të moshuarit janë si fëmijët: kanë nevoj për dashuri,ngrohtësi,mbështetje e përkujdes,janë dy breza të ndryshëm por që kanë një peshë të madhe në shoqërinë e të gjithë botës.Edhe ata kanë ende dëshirë për të jetuar,për të gëzuar për të ndjerë se ky vit i ri do sjellë për ata ditë të qeta e plot dashuri, ndoshta ëndrrat e tyre janë tepër modeste. Ata nuk kërkojnë as një punë më të mirë, as dhurata të shtrenjta…thjesht të kalojnë mirë e me shëndet ato vite jete që u kanë mbetur.

I uroj përzemërsisht një fundvit sa më të këndshëm dhe bëhem gati për ta lën pas këtë vend që të ngjall një emocion të papërshkrueshëm, që të mbush zemrën me mirësi që të nxit të vish t’i takosh gjithmon. I premtoj se do kthehem sërish, se do jem mikja e tyre e re. Ngrihem dhe nisem drejt atyre shkallëve që tani nuk më duken më aq të panjohura, aq të zbrazura. Më përcjellin deri tek porta e më thonë: ”Të presim prap”. Mjaftojnë kaq fjalë për të kuptuar mikpritjen e tyre. Kaloj në oborr dhe eci disa metra. Pershkroj rrugicën që më solli në këtë vend që vështir se mund të harrohet tashmë dhe kthej kokën pas. Ato janë ende aty,duke më përshëndetur me dorë. Ndërsa fytyrat e tyre me atë shprehi aq të embël e të vuajtur njëkohësisht janë ende tek sytë e mi, fjalët e tyre më jehojnë ende nëpër vesh, kurse emocionet ende ruhen si ti kisha pranë duke mbajtur dorën e tyre. Përsëri mbetën në qetësin e jetëve të tyre, rruga vazhdon e deri sa marr kthesën dhe nuk i shoh më. Ato janë gjyshet e disa fëmijëve të vegjël, prindërit e një gruaje apo të një burri, ato janë pjesë e imja. Ai kujtim i bukur që më falën nuk mundet të lihet pas. Kjo ditë nuk duhet harruar por duhet të bëhet pjesë e jetës së gjithsecilit nga ne. Askujt nuk i kushton t’i thotë një fjalë të ngrohtë, një gjest të vogël dashurie. Këto janë detaje, por që për ata njerëz kanë më tepër vlerë se cdo gjë tjetër.

Nuk është pleqëria ajo që i sjell vuajtje edhe trishtim jetës së tyre por është harresa. Harresa e të shqiptuarit fjalen’bij’,’mbes’,”nip’’djal’,fjalë që janë tretur nga koha…Por vitet ikin , i lënë vend njëri-tjetrit dhe nuk pyesin kë lënë në vetmi, kush mbetet pas…Dhe si dëshmi e tyre mbeten vetëm kujtimet…

Leave a comment