Bulevardi i Tiranës, më 8 mars, konkursi ndërkombëtar

Më datë 8 mars do të zhvillohet konkursi ndërkombëtar për bulevardin e Tiranës. Në garë do të jenë 7 nga 20 studiot më të mira arkitekturore të botës. Ato do të  prezantojnë 7 maketet e tyre për projektin e Bulevardit të ri të Tiranës, nga Stacioni i Trenit deri te Parku i Paskuqanit dhe të lumit të Tiranës, si dhe rikonfigurimin urban të 14 km katrorë, 1/5 të Tiranës.Ky konkurs duhet të shikohet me mendje të hapur nga kushdo që beson te energjia dhe optimizmi i qytetit të Tiranës, pavarësisht nëse jeton në Tiranë apo jo.

Leave a comment